The goal of this website is to be a safe for souls website advancing Catholic thinking and education. When editing, please adhere to the Content Standards.

Some images have been enhanced for teaching purposes and may not be identical to the original artwork.

Albanian (Gheg) Rosary Prayers

From The Work of God's Children
Jump to: navigation, search

This language is also known as Geg, Gheg, Shqipni, and Guegue.

This language is spoken in Albania, Macedonia, and Bulgaria.

(See also Arbëríste Rosary Prayers.)

Contents

Rruzare / Rruzarja / The Holy Rosary

+ Shêji i Shêjtes Krygjë / + Shenja e Kryqit / + The Sign of the Cross / + Signum Crucis

Në êmën të Atit e të Birit e të Shpirtit Shêjt. Ashtu kjoftë.


+ Shenja e Kryqit / + Shêji i Shêjtes Krygjë / + The Sign of the Cross / + Signum Crucis (Version A)

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.


Besimi Apostolik / The Apostles' Creed / Credo

Besoj në Perëndi, Atin e gjithpushtetshëm,
Krijuesin e qiellit e të tokës.
E në Jezus Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë.

I cili u zu për virtyt të Shpirtit të Shenjtë.
U lind prej Virgjërës Mari.
Vuajti nën Poncin Pilat.
U kryqëzua, vdiq e u varros.

Zbriti në ferr.
Ditën e tretë u ringjall nga vdekja.
U ngrit në qiell.
Rri në anë të djathtë të Perëndisë, Atit të gjithpushtetshëm.

Prej andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.

Besoj në Shpirtin e Shenjtë,
Kishën e shenjtë katolike,
shoqërinë e shenjtërve,
faljen e mëkateve,
ringjalljen e mishit,
jetën e pasosur.
Ashtu qoftë.


Besojma / The Apostles' Creed / Credo (Version A)

Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm,
Krijuesin e qiellit e të tokës.
E në Jezu Krishtin, birin e tij një të vetmin, Zotin tonë,
i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt.
U lind prej Virgjërës Mari,
pësoi mundimet nën Poncin Pilat,
u vu në Kryq, vdiq e u varros,
zbriti në ferr;
të tretën ditë u ngjall së vdekuri;
u ngjit në qiell,
rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm;
andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.
Besoj në Shpirtin Shenjt,
Kishën e shenjtë katolike,
shoqërinë e shenjtërve,
faljen e mëkateve,
ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. Amen.

ATI YNË / Our Father / The Lord's Prayer / Pater Noster (Shqip {Gheg Albanian} Version)

Matthew 6:9-13
Luke 11:2-4

Ati ynë, që je në qiell,
shejtnue kjoftë emni yt.
A)rdhtë mbretnia jote.
U baftë vullnesa jote,
si në qiell ashtu në dhe.
Bukën tonë të përditshme epna ne sot.
E ndiejna ne fajet e mëkatet tona,
si i ndiejmë na fajtorët tanë.
E mos na len me ra në keq;
por largona prej gjith së keq.
Ashtu kjoftë.

ATI YNË / Our Father / The Lord's Prayer / Pater Noster (Shqip {Gheg Albanian} Version)

Ati ynë, që je në qiell,
shejtnue kjoftë emni yt.
A)rdhtë mbretnia jote.
U baftë vullnesa jote,
si në qiell ashtu në dhe.
Bukën tonë të përditshme epna ne sot.
E ndiejna ne fajet e mëkatet tona,
si i ndiejmë na fajtorët tanë.
E mos na len me ra në keq;
por largona prej gjith së keq.
Ashtu kjoftë.

Ati Ynë / Our Father / The Lord's Prayer / Pater Noster (Version A)

Ati ynë, që je në qiell,
u shenjtëroftë emri yt,
ardhtë Mbretëria jote,
u bëftë vullnesa jote,
si në qiell – ashtu në tokë!
Bukën tonë të përditshme na e jep sot;
na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë.
E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.

Atë Ynë / Our Father / Pater Noster

Atë ynë, që je në qiellë,
shejtnue kjoftë êmni yt.
Ardhtë mbretënia e jote.
U baftë vullndesa e jote,
si në qiellë, ashtu në dhé.
Bukën tonë të përditshme epna né sot;
e ndiejnai né fajet e mëkatet tona,
si i ndiejmë na fajtorët tonë;
e mos na len me ra në të keq,
por largona prej gjithë së keq.
Ashtu kjoftë.

Atë Ynë / Our Father / Pater Noster

Ati ynë që je në qiell,
Shenjtëruar qoftë emri Yt.
Ardhtë mbretëria Jote,
U bëftë dëshira Jote,
Si në qiell, ashtu edhe në dhé,
Bukën tonë të përditëshme jepna ne sot,
Ndjena ne fajet e mëkatet tona,
Si ndjejm ne fajtorët tonë.
E mos na lër të biem në tundim (keq),
Por largona prej gjith së keqes.

Ati Ynë / Our Father / Pater Noster (Shqip {Standard Tosk Albanian} Version)

Ati ynë që je në qiell, u shënjtëroftë emri yt.
arthtë mbretëria jote; u bëftë dëshira jote,
si në qiell, edhe mbi dhe.
bukën tonë të përditëshme jepna neve sot;
edhe falna fajet tona,
sikundër edhe ne ua falim fajtorëvet tanë;
edhe mos na shtjerë në ngasje, po shpëtona nga i ligu;
sepse jotja është mbretëria e fuqia e lavdia në jetët të jetëvet.

Shêjtnue qoftë / Our Father / The Lord's Prayer / Pater Noster

Matthew 6:9-13

Ati ynë, që je në qiell,
Shêjtnue qoftë emni i yt.
Ardhtë rregjinija e jote.
U bâftë vullnesa e jote,
si në qiell, ashtu mbi dhe.
Bukën tonë të përditshmen epna ne sod.
E ndienaj ne fajet tona,
si ndiejm na fajtorët tonë .
E mos na lem me ra në të keq,
por largona prej gjith së keq.
Sespe joteja âsht rregjinija e
fuqia e lafti në jetët të jetëvet.

Ati ynë / Our Father / Pater Noster

Ati ynë, që je në qiell,
u shenjtëroftë Emri yt.
Ardhtë mbretëria jote!
U bëftë vullnesa jote si në qiell ashtu në dhe!
Bukën tonë të përditshmen na e jep sot!
Na i fal fajet tona sikurse
ne i falëm fajtorët tanë!
E mos na le të biem në tundim,
por na shpëto nga i Ligu.
Sepse ty tëpërket mbretëria,
ty pushteti dhe lavdia.

Ati Ynë / Our Father / Pater Noster

Ati ynë, që je në qielt,
u shejtëroftë emri yt;
ardhtë rregjëria jote;
u bëftë vullimi yt si në qiell ashtu mbi dhe.
Bukën tonë të përditshme ëna neve sot,
dhe ndjena neve dëtyrat tona
si edhe na ja ndjejmë detorëvet tanë,
dhe mos na shtjerë në ngasje,
po lirona nga i ligu.

Ati Ynë (Tosk Albanian) / Our Father / Pater Noster

Ati ynë që je në qiej,
u shenjtëroftë emri yt.
Ardhtë mbretëria jote.
U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.
Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
Dhe na i fal fajet tona,
ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.
Dhe mos lejo të biem në tundim,
por na çliro nga i ligu,
sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen.

Tata Ghine (Tosk Albanian) / Our Father / Pater Noster

Tata ghine cë jee në chiex,
schetruarë clost embri ghit;
jar reghria jòte.
Bûrë clost vulema jùte astu në chiext, si në dee.
Bucnë tënë tëdiscmen emna sòt.
E ndiena meatëtë tona si na ndicgnëmi armikete tënë.
Etë mòj bieme ën pirasmô;
ma lirona caa ghiet eliga.
Astu-clost.

Të falemi Maria / Të falemi Mëri / Fàlemi Mrii / Hail Mary / Ave Maria

Të falemi Mëri, hirplote,
Zoti me ty,
bekue je mbi gjithë grá e
i bekuem fryti i barkut t'yt, Jezus.
Shêjtja Mëri,
Nana e Tënzot,
lutu për né mëkatnorët,
tash e në fill të mordes sonë.
Ashtu kjoftë.

Të falemi, Mari / Hail Mary / Ave Maria (Version A)

Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty!
E bekuar je mbi të gjitha gratë,
dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit,
lutu për ne mëkatarët,
tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.

Fàlemi Mrii / Hail Mary / Ave Maria

Fàlemi Mrii, hir-plotte,
Eotyn mme ty,
beecùeme jee mmi ghizz graat,
e beecuem i fryti barcut yt Jesus.
Sceite Mrii, ama Tineòt,
luttu per nee mcatnùmit, tasc,
e n'fid t'mors san.
Asctù kiòft.

Të falemi Maria / Hail Mary / Ave Maria

Të falemi Mri, hirplotë, Zoti me ty;
bekuar je mbi gjithë gratë,
e i bekuar është fryti i barkut tyt, Jezus.
Shenjtja Mari, Nëna e Perëndisë,
lutu për ne mëkatarët,
tani dhe në oren e vdekjes sonë.
Ashtu qoftë.

Another prayer that begins with Të falemi Maria / Hail Mary / Ave Maria

Të falemi Maria, Nëna e Perëndisë e Virgjëresha,
Mari hirplotë Zoti me ty.
E bekuar je mbi gjithe gratë
e i bekuar është fryti i barkut tyt,
se ti linde Shëlbuesin e shpirtërave tona.

Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit / Glory Be to the Father / Gloria Patri

Kjoftë lumni Atit e të Birit e Shpirtit Shêjt.
Si ka kenë n'e parë, tash e përgjithmonë e jetës.
Ashtu kjoftë.

Lavdi Atit / Glory Be / Gloria Patri

Lavdi Atit, e Birit, e Shpirtit të Shenjtë,
Si ishte në fillim, tani, e përgjithmonë,
e në jetë të jetëve. Ashtu qoftë.


Lavdi Atit / Glory Be / Gloria Patri (Version A)

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Puna e pendimit / Pendant Prayer (Version A)

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë.
Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin.
Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar,
që kaq fort më ke dashur.
Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot!
Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.

Jezusi im / Zojës së Fatimas / Oh, My Jesus / Fatima Prayer

Jezusi im, fali mëkatet tona,
na ruaj nga zjarri i ferrit,
merri në parriz të gjithë shpirtërat,
sidomos më nevojtaret e mëshirës Tënde.

Oh, my Jesus, forgive us our sins. Save us from the fires of hell. Lead all souls to Heaven, especially those most in need of Your mercy.

Të falemi, Mbretëreshë / Hail, Holy Queen / Salve Regina (Version A)

Të falemi Mbretëreshë, Nëna e Mëshirës
Hail, Holy Queen, Mother of Mercy

Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës,
jeta, ëmbëlsimi e
shpresa jonë, të falemi!
Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës,
që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në
këtë shekull plot me lot.
Deh pra, pajtorja jonë,
ata sy të mëshirshëm të
tu silli prej nesh!
E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd,
pas kësaj shkretie na e kallëzo.
O e dhimbshmja, o e buta, o
e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.

Rruzare / Rruzarja / The Holy Rosary

Misteret galduese / The Joyful Mysteries

(Këndohen ditët e hëna dhe të shtuna)

1) Lajmërimi i Kryengjëllit Gabriel Maries së Virgjër
The Annunciation

Matthew 1:18-25
Luke 1:26-38
2) Vizita e Maries Virgjër tek Shën Elizabeta
The Visitation

Luke 1:39-56
3) Lindja e Jezusit
The Nativity

Matthew 2:1-12
Luke 2:1-20
4) Paraqitja e Jezusit në tempull
The Presentation

Luke 2:22-39
5) Rigjetja e Jezusit në tempull
The Finding in the Temple

Luke 2:41-50


Misteret ndriçuese / The Luminous Mysteries

(Këndohet ditët e marta dhe të premta)

1) Pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan
The Baptism of Christ (Lk 2,41-50)

Matthew 3:13-17
Mark 1:9-11
Luke 3:21-22
John 1:32-34
2) Dasma në Kanë
The Miracle at Cana

John 2:1-12
3) Shpallja e Mbretërisë së Perëndisë
Proclamation of the Coming of the Kingdom (Mk 1,15; Lk 7,47-48; Jn 20,22-23)

Matthew 4:12 - 25:46
Mark 1:14 - 13:37
Luke 4:14 - 21:38
John 3:13 - 12:50
4) Shpërfytyrimi i Jezusit
The Transfiguration

Matthew 17:1-8
Mark 9:1-12
Luke 9:28-36
5) Themelimi i Eukaristisë
Institution of the Holy Eucharist at the Last Supper

Matthew 26:26-29
Mark 14:22-25
Luke 22:14-20
John 13:1 - 17:26
1 Corinthians 11:23-29

Misteret e dhimbëshme / The Sorrowful Mysteries

(Këndohen të martave dhe të premtave)

1) Agonia e Jezusit në kopshtin e ullinjve
The Agony in the Garden

Matthew 26:36-46
Mark 14:32-42
Luke 22:39-46
2) Fshikullimi i Jezusit në shtyllë
The Scourging at the Pillar

Matthew 27:26
Mark 15:15
Luke 23:14-16
John 19:1
3) Jezusit i kurorëzojnë me ferra - Kurorëzoj e gjembaç
The Crowning of Thorns

Matthew 27:27-30
Mark 15:16-19
John 19:2-3
4) Jezusit i ngarkohet kryqi
The Way of the Cross

Matthew 27:31-33
Mark 15:20-22
Luke 23:26-32
John 19:16-17
5) Kryqëzimi dhe vdekja e Jezusit
The Crucifixion

Matthew 27:34-56
Mark 15:23-41
Luke 23:33-49
John 19:18-30

Misteret lavduese / The Glorious Mysteries

(Këndohet të mërkurave dhe të dielave)

1) Ringjallja e Jezusit
The Resurrection

Matthew 28:1-15
Mark 16:1-13
Luke 24:1-12
John 20:1-18
2) Ngjitja e Jezusit në qiell
The Ascension

Mark 16:19-20
Luke 24:50-53
Acts 1:9-11
3) Zbritja e Shpirtit të Shenjtë
The Descent of the Holy Spirit

Acts 2:1-41
4) Ngjitja e Zojës në qiell
The Assumption

Psalm 15 (16):10
1 Thessalonians 4:14-16
Apocalypse 2:11
5) Kurorëzimi i Zojës përher Virgjër
The Coronation of Mary

Judith 15:10-12
Apocalypse 12:1

How to Pray the Rosary

How to pray the Rosary

1. + Shêji i Shêjtes Krygjë (The Sign of the Cross / Signum Crucis)
2. Besimi Apostolik (The Apostles' Creed / Credo)
3. Ati ynë (Our Father / Pater Noster)
4. 3 Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri (Hail Mary / Ave Maria)
5. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit (Glory Be to the Father / Gloria Patri)
6. Misteret 1
7. Ati ynë
8. 10 Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri
9. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit / Oh, My Jesus
10. Misteret 2
11. Ati ynë
12. 10 Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri
13. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit / Oh, My Jesus
14. Misteret 3
15. Ati ynë
16. 10 Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri
17. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit / Oh, My Jesus
18. Misteret 4
19. Ati ynë
20. 10 Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri
21. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit / Oh, My Jesus
22. Misteret 5
23. Ati ynë
24. 10 Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri
25. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit / Oh, My Jesus
26. (Hail, Holy Queen / Salve Regina)
For the Intentions and protection of our Holy Father:
27. Ati ynë (Our Father / Pater Noster)
27. Fàlemi Mrii / Të falemi Mëri (Hail Mary / Ave Maria)
27. Kjoftë lumni Atit / Lavdi Atit (Glory Be to the Father / Gloria Patri)
28. + Shêji i Shêjtes Krygjë (The Sign of the Cross / Signum Crucis)

Premtimet e Zojës së Bekuar / The 15 Promises of the Rosary

Premtimet e Zojës së Bekuar
15 Promises

Tradita fetare sjell edhe 15 premtimet që Virgjëresha vetë i pat bërë Shën Domenikut dhe Alanit të Rupës në lidhje me rruzaren e tij. Këto janë premtimet e Zojës:

«Të gjithë atyre që me përkushtim do të thonë Rruzaren time, premtoj mbrojtjen time të veçantë e hire të mëdhaja.»

«Kush do të ngulmojë në thënien e Rruzares sime do të marrë hire të çmueshme.»

«Rruzarja do të jetë një armë e fuqishme kundër ferrit; ajo do të shkatërrojë të metat, do të çlirojë nga mëkati, do të davarisë herezitë.»

«Rruzarja do të bëjë të lulëzojnë virtytet dhe veprat e mira dhe do tu japë të gjitha shpirtërave mëshirat më të bollshme hyjnore; do të vendosë ndër zemrat dashurinë e Perëndisë në vend të dashurisë për botën, duke i ngritur në dëshirën e të mirave qiellore e të amshuara. Sa shpirtëra do të shenjtërohen me këtë mënyrë!»

«Ai që më besohet me rruzare, nuk do të humbasë.»

«Ai që do ta këndojë me përkushtim Rruzaren time, duke përsiatur misteret e saj, nuk do të shtypet nga fatkeqësia. Nëse është mëkatar, do të konvertohet (kthehet në fe); nëse është i drejtë, do të rritet në hir e do të bëhet i denjë për jetën e amshuar.»

«Të përkushtuarit e vërtetë të Rruzares sime nuk do të vdesin pa sakramentet e Kishës.»

«Ata që e këndojnë Rruzaren time do të gjejnë gjatë jetës së tyre dhe në vdekjen e tyre dritën e Perëndisë, plotësinë e hireve të Tija e do të marrin pjesë në meritat e të lumëve.»

«Do të liroj shumë shpejt nga purgatori shpirtërat e përkushtuara Rruzares sime.»

«Fëmijët e vërtetë të Rruzares sime do të shijojnë një lavdi të madhe në Qiell.»

«Atë që të kërkoni me Rruzaren time, do ta merrni.»

«Ata që do të përhapin Rruzaren time do të ndihmohen nga unë në të gjitha nevojat e tyre.»

«Biri im më ka thënë që të gjithë anëtarët e "Vëllazërisë së Rruzares" do të kenë për vëllezër gjatë jetës së tyre e në orën e vdekjes së tyre shenjtorët e Qiellit.»

«Ata që këndojnë besnikërisht Rruzaren time janë të gjithë fëmijët e mi më të dashur, vëllezër e motra të Jezus Krishtit.»

«Përkushtimi ndaj Rruzares sime është një shenjë e madhe e predestinacionit (parafatëzimit).»

Besimi Nicean / The Nicene Creed / Credo

Besonj nл njл Perлndi, Atл tл tлrлpushtetshлm,
krijues tл qiellit e tл dheut
e tл gjithл tл dukaravet e tл padukuravet.

Dhe nл njл Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perлndisл, tл vetemlindurin, qл leu prej Atit para gjithл jetлvet.
Dritл prej Dritje, Perлndм tл vertetл prej Perлndije tл vлrtetл, tл lerл, jo tл bлrл, tл njлqлnлshлm me Atin, me anлn e tл cilit u bлnл tл gjitha.
Qл pлr ne njerлzit e pлr shpлtimin tonл zbriti prej qielvet dhe mori kurm prej Shpiritit tл Shejtл
edhe Virgjлrлs Mari
e u bл njerм.
Dhe u kryqлzua pлr ne nлn Ponc Pillatin
dhe pлsoi dhe u varrлzua.
Dhe u ngjall tл tretлn
ditл sipas Shkronjavet.
Dhe u hyp nл qiell
dhe rri nл tл djathtлn e Atit.
Dhe do tл vinjл pлrsлri me lavdi tл gjykonjл tл gjallлt e tл vdekurit, rregjлria e tл cilit nuk do tл ketл mbarim.

Dhe nл Shpirtin e Shejtл, Zot e jetлbлrлs, qл buron prej Atit,
qл adhurohet e lavdлrohet bashkл me Atin e me Birin,
qл foli me anлn e Profitлvet.

Nл njл Kishл tл shejtл, katholike dhe apostolike.
Rrлfenj njл pagлzim pлr ndjesлn e mлkatevet.
Pres ngjalljen e tл vdekurvet.
Dhe gjellлn e jetлs s'ardhshme. Amмn.

Engjëlli i Zotit / The Angelus (Version A)

Engjëlli i Zotit
The Angelus

Engjëlli i Zotit iu fal Zojës Mari.
– E ajo ngjizi për virtyt të Shpirtit Shenjt.
(Të falemi Mari…)
Ja shërbëtorja e Hyjit.
– U bëftë me mua si është fjala jote.
(Të falemi Mari…)
E Fjala u bë njeri.
– E banoi ndër ne.
(Të falemi Mari…)
Lutu për ne, o shenjtja Nënë e Hyjit!
– Të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.
Të lutemi: Hirin tënd, po të lutemi, o Zot,
ndikoje në shpirtin tonë, që sikurse në lajmërimin e engjëllit
na e zbulove mishërimin e Birit tënd, Jezu Krishtit, nëpër
mundime e kryq të tij na udhëheq në lavdinë e ringjalljes.
Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.
(Shtohet tri herë: “Lavdi Atit…” dhe për shpirtra të purgatorit
një “Ati ynë, Të falemi Mari” dhe “Jepua, o Zot, pushimin e
pasosur!”)
– Dhe i shndritë drita e pambaruar!
Pushofshin në paqe! Amen.

Mbretëreshë e qiellit / Queen of Heaven, Rejoice! / Regina Caeli (Version A)

Mbretëreshë e qiellit, gëzohu, Aleluja!
– Se ai që meritove për ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thënë, Aleluja!
– Lute për ne Hyjin, Aleluja!
Gëzohu e galdo, Virgjëra Mari, Aleluja!
– Zoti u ngjall me të vërtetë, Aleluja!
Të lutemi: O Zot, që nëpër ngjalljen e Birit tënd Jezu Krishtit
u denjove ta ngushëllosh botën, bëj që nëpër Nënën e tij,
Virgjërën Mari, të fitojmë ngushëllimet e jetës së amshuar.
Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.

URATA E MËNGJESIT / Morning Prayer

URATA E MËNGJESIT
Morning Prayer

Në emën të Zotit tonë Jezu Krishtit,
Unë po filloj këtë ditë.

O Zoti im, po të falem nderës që më ke ruejt sonte.
Do të përpiqem, çdo gja që të baj sot të jetë pëlqye nga Ti,
dhe simbas vullndetit Tand.

Nana e dashtun Mëri, më ruej sot.
Ejlli i rojës, më ki kujdes sot.
Shna Zef dhe gjithë shejtënit e Hyjit, lutuni për mue.
Ashtu qoftë.

Engjëlli i Zotit / Angel of God (Version A)

Engjëlli i Zotit
Angel of God

Engjëlli i Zotit,
që je rojtari im,
pasi Hyji,
për mëshirë të vet,
më ka lënë nën mbrojtjen tënde,
ti sot më shndrit, më mbaj,
më ruaj e më sundo. Amen.

PARA BUKE / Prayer Before Meals

White House State Dining Room 001.jpg

Epna o Zot, bekimin tand
Ne e këtij ushqimi,
Që po e marrim
Prej bujarisë sate.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Ashtu qoftë.

PUNA E PENDIMIT / Act of Contrition

O Zoti im,
Po më vjen keq me gjithë zemër
Për të gjitha mëkatet që kam ba.

Jo vetëm pse me to kam bjerrë parrizin
e kam meritue ferrin,
por ma fort pse të kam fye ty,
o e Mira e pamarueme,
që kaq fort më ke dashtë.
Mëshirë, o Zot,
më fal, o Zot!

Po të jap fjalën,
me ndihmë tande,
mos me te fye ma kurr.
Ashtu qoftë.


LUTJE NËNË TEREZËS / Prayer to Mother Teresa

Nana TerezeMother Teresa

O e bekuemja Nana Tereze,
që dashnia e madhe për Krishtin të bani t'i shërbejsh
ma të vorfënve ndër të vorfën,
dhe zelli misionar i të cilit të frymëzoi të përqafosh
popujt e botës,
unë vi te ti me lutje të përvujtë.

Nxirr për mua mëshirën të shoh Krishtin në të gjitha
krijesat njerëzore,
tue i përqafue ata në frymën e gjenerozitetit
dhe tue u shërbye atyne në emën të Jezusit.

O Atë Qiellor,
ty të lutem të sigurosh për Nanë Terezën
shpalljen zyrtare të shejtnisë nëpër kanonizim.
Po e kërkoj këta në emën të Krishtit Jezus.

Shetja Natë / Silent Night / Stille Nacht

Luke 2:1-20

Shetja Natë
Natë e shenjtë! Natë e qetë!

Silent Night

Shetja natë e lumja natë
krejt janë fjetë veç kanë mbetë
shën Jozefi dhe Zoja Mri
rahatojnë te bukrin Fmi:
Flej me t’ambël gjum,
flej me t’ambël gjum.

Shejtja natë e bukra natë
Krishti Fmi Zojës Mri
qe, në prehen sa mirë po rri,
ejtë këndojnë me brohori:
Erdh i lum Mesi,
Erdh i lum Mesi!

Shetja natë e lumja natë
me shpejti vin bari
me shique ket bukuri
me adorue njiket Fmi:
Krishtin plot dashni,
Krishtin plot dashni.

Shejtja natë e bukra natë
o njerzim plot gëzim
heq mjerimin ti me shpejtim
kqyr ket Fmi, qi me ngushllim:
mbushi botën mbar,
mbushi botën mbar.

Natë e shenjtë! Natë e qetë! / Silent Night / Stille Nacht (Modern Version)

Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Janë në gjumë njer'zit krejt
Vetëm Jozefi edhe Maria
Janë të zgjuar me të shenjtin fëmijë
Fli me paqen qiellore!
Fli me paqen qiellore!

Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Ç'dashuri! Zoti vetë
Si një foshnjë na u zbulua
Plot hare për të na shpëtuar
Ja, Jezusi u lind
Ja, Jezusi u lind

Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Ca barinj me të shpejtë
Lajmet e engjëjve i dëgjuan
Edhe në Bethlehem vrapuan
Shpëtimtari u lind!
Shpëtimtari u lind!

Personal tools
Namespaces
Variants
Actions
Navigation
Languages
Toolbox